Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhuna ndaj bashkëshortëve në Fushë-Arrëz/ Shoqërohet një anëtar i familjes Balaj, një tjetër në kërkim

    Meloni nga G7: Miratimi nga PE i rregullores për riatdhesim të emigrantëve, historik! Ndjek rrugën e duhur sipas modelit të Italisë me Shqipërinë

    Drafti në Konsultim, në Kodin Penal priten nene që ndëshkojnë ashpër abuzimet me fondet e BE! Dënime deri në 16 vite burg

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Mbretëria e Bashkuar heq vizat fizike, nga sot hyn në fuqi sistemi elektronik (eVisa)

    February 25, 2026

    Ambasada e Mbretëria e Bashkuar në Tiranë ka njoftuar se sistemi i emigracionit në vend po kalon në një fazë të re dixhitalizimi, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët për vizë.

    Duke nisur nga sot, 25 shkurt, vizitorët që kanë nevojë për vizë për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar do të pajisen me vizë elektronike (eVisa), e cila zëvendëson përfundimisht vizat e printuara në pasaportë.

    Çfarë është eVisa?
    eVisa është një regjistrim plotësisht dixhital që përmban:

    Identitetin dhe statusin e emigracionit (p.sh. llojin e vizës ose nëse personi ka leje të pacaktuar qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar);

    Kushtet e statusit, si për shembull nëse lejohet puna apo studimi.

    Ky sistem do të zëvendësojë gradualisht të gjitha dokumentet fizike të emigracionit.

    Cilat dokumente zëvendësohen?
    Lejet e qëndrimit biometrik (BRP) tashmë janë zëvendësuar nga eVisa. Sistemi i ri do të zëvendësojë gjithashtu:
    Kartat biometrike të qëndrimit (BRC);
    Pullat me bojë të lagësht ose ngjitëset (vignette) në pasaporta.
    Zakonisht, aplikantët do të pajisen me eVisa pasi aplikimi për vizë ose për një formë tjetër lejeje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar të miratohet me sukses.

    Sipas njoftimit zyrtar, ky ndryshim synon të rrisë sigurinë, të thjeshtojë procedurat dhe të modernizojë sistemin e kontrollit të emigracionit në vend.

    Mbretëria e Bashkuar vizat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhuna ndaj bashkëshortëve në Fushë-Arrëz/ Shoqërohet një anëtar i familjes Balaj, një tjetër në kërkim

    June 17, 2026

    Meloni nga G7: Miratimi nga PE i rregullores për riatdhesim të emigrantëve, historik! Ndjek rrugën e duhur sipas modelit të Italisë me Shqipërinë

    June 17, 2026

    Drafti në Konsultim, në Kodin Penal priten nene që ndëshkojnë ashpër abuzimet me fondet e BE! Dënime deri në 16 vite burg

    June 17, 2026

    Berlin/ Rama takim me Ministren e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, Katherina Reiche

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.