TIRANË– Sot do të mbahet Asambleja e Partisë Socialiste. Mbledhja pritet që të mbahet në Lalëz, ku fokusi kryesor është organizimi i partisë si dhe rikonstruktimi i saj.
Ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi pak ditë më parë lajmëroi se në këtë mbledhje do të diskutohet dhe mbi zgjedhjet e reja në strukturat drejtuese të PS-së si dhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Mbledhja pritet që të nisë në orën 10:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 3. Fjalimi hapës do të jetë nga Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi dhe më pas nga kreu i PS-së Edi Rama./Radar.al


