TIRANË-Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur këtë të martë në ambientet e Kuvendit, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama.
Diskutimet u fokusuan te puna që po kryhet në terren me qytetarët në çdo degë të partisë. Këto takime po zhvillohen si pjesë e turit të llogaridhënies “Punët e Shqipërisë”./Radar.al


