Site icon Informohu siç duhet

Mbi 20 plumba kallashnikovi drejt Kevin Hajrulla, momentet e rënda kur transportohet në spital: Iku ore iku…

Vlora u trondit mbrëmjen e 18 dhjetorit nga një atentat që la dy të plagosur, njëri prej tyre u kap aksidentalisht nga më shumë se 20 plumbat e kallashnikovit që u zbrazën ndaj një makine të parkuar në lagjen Çole.

Zbardhet dinamika e atentatit që tronditi Vlorën sonte, makina u bë shoshë nga plumbat. Gjendet duke u djegur mjeti i autorëve

Objektivi i atentatit ka qenë 30-vjeçari Kevin Hajrulla, një emër i njohur për policinë, ndërsa ka mbetur i plagosur aksidentalisht edhe Armand Spahiu, një djalë që po shiste fruta dhe perime pranë vendit të ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve okularë, momenti pas të shtënave ishte kaotik. Në pamje e bëra publike në media, shihet se si i plagosuri Kevin Hajrulla, i mbuluar me gjak dhe në gjendje të rënduar, futet me vështirësi në një makinë nga persona që përpiqeshin ta transportonin drejt spitalit.

Dëgjohet zëri i një personi që thotë: “Iku ore, iku”.

E trishtë/ Atentati sonte në Vlorë, plumbat kapin dhe një djalë që shiste fruta-perime

Atentati ka ndodhur në një kryqëzim të populluar të lagjes Çole, ku drejt një automjeti të parkuar, që dyshohet se i përkiste Kevin Hajrullës, u qëllua me breshëri plumbash nga një automjet tjetër në lëvizje.

Pas atentatit, policia ka gjetur një automjet të djegur në fshatin Panaja, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për të realizuar sulmin dhe më pas për t’u larguar.

Forcat e rendit kanë rrethuar vendngjarjen dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të atentatit. Pistat kryesore përqendrohen në konfliktet e mëparshme të Kevin Hajrullës, i cili është i njohur për lidhjet e tij me grupe kriminale në zonë.

Exit mobile version