Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hezbollahu refuzon marrëveshjen e sigurisë SHBA–Izrael, Qassem e quan “dorëzim” ndaj Tel Avivit

    Lamallari: Vendimi për Ikballe Hudutin u bazua në informacionet e agjencive ligjzbatuese dhe partnerëve ndërkombëtarë

    Rritje 15% e turistëve në Lezhë, Rama: Kalimi te resortet 5 yje domosdoshmëri ekonomike dhe gjeostrategjike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Mbi 2 mijë bimë ka*abis/ Arrestohen dy persona në Shkodër, procedohet kryeplaku i fshatit Vukël

    June 27, 2026

    SHKODËR– Policia ka vënë në pramnga dy persona ndërsa një tjetër është proceduar penalisht në Shkodër për kultivim të lëndëve narkotike. Një 53-vjeçar është kapur në flagrancë në parcelën ku kishte kultivuar bimët narkotike, ndërsa një 52-vjeçar tjetër ka rënë në pranga për ‘moskallëzim krimi.

    Policia ka proceduar penalisht edhe kryeplakun e fshatit Vukël dhe ka asgjësuar me anë të djegies 2098 bimë dhe fidanë kanabisi.

    Njoftimi i Policisë:

    Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Territor i Pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Goditen 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike në fshatrat Ndrejaj dhe Vukël. Kapet në flagrancë në parcelën ku kishte kultivuar bimë narkotike dhe vihet në pranga 53-vjeçari. Arrestohet në flagrancë edhe një 52-vjeçar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Vukël. Asgjësohen me anë të djegies 2098 bimë dhe fidanë kanabisi.  Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër dhe komisariatet në varësi, vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

    Në njësinë administrative Shosh, në fshatin Ndrejaj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër konstatuan 768 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjatë ndërhyrjes, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi P. M., 53 vjeç, banues në fshatin Ndrejaj. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan 80 kubikë të dyshuar cannabis sativa. Ndërsa, në njësinë administrative Kelmend, në fshatin Vukël, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe konstatuan 1250 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 52 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi u konstatua në afërsi të parcelës me bimët narkotike.

    Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 65 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Vukël. Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./Radar.al

    Vukël
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hezbollahu refuzon marrëveshjen e sigurisë SHBA–Izrael, Qassem e quan “dorëzim” ndaj Tel Avivit

    June 27, 2026

    Lamallari: Vendimi për Ikballe Hudutin u bazua në informacionet e agjencive ligjzbatuese dhe partnerëve ndërkombëtarë

    June 27, 2026

    Rritje 15% e turistëve në Lezhë, Rama: Kalimi te resortet 5 yje domosdoshmëri ekonomike dhe gjeostrategjike

    June 27, 2026

    Evropa përfshihet nga valë rekord të të nxehtit, Gjermania dhe Danimarka thyejnë temperaturat historike

    June 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 27 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.