Kryeprokurori Altin Dumani, ditën e sotme në raportim vjetor për vitin 2024 para Këshillit të Lartë të Prokurorisë në fjalën e tij vuri theksin tek rritja e bashkëpunimit që kanë Prokurorët e SPAK me organet ligjzbatuese në Europë.
Ndërsa më tej na zbuloi dhe sa është rritur përqindja e pasurive të sekuestruara dhe konfiskimeve të pasurive të krimit dhe korrupsionit.
Referuar raportit të nxjerrë, Dumani bëri me dije se për herë të parë u sekuestruan kriptomonedha 10 milionë euroshe, kjo ndodhi në sajë të bashkëpunimit të SPAK me organet e jashtme ligjzbatuese.
Dumani: 65,5 mln euro janë sekuestruar më 2024, në krahasim me 41 mln në 2023, tha Dumani si dhe zbuloi se për herë të parë është sekuestruar një portofoll digjital me kripto, mbi 10 milionë euro. Përvoja e viteve nga ka bërë prokurorët profesionistë në gjurmimin dhe konfiskimim e pasurive më lehtë. Këtë vit për herë të parë kemi sekuestruar një portofol me kripto mbi 10 milionë euro. Me shumë vështirësi e realizuam sepse duhej punë për të identifikuar paratë digjitale. Sekuestrimi u realizua në bashkëpunim me europolin e Blegjikës, Zvicres dhe Spanjës.