Së fundmi pranë ishullit të Alonissos në Egjeun lindor, me dhjetra vullnetarë zhytës kanë filluar të mbledhin shishe plastike të kalbura, goma makinash dhe zinxhirë të ndryshkur spirancash nga shtrati i detit.
Pastrimi një këtë zonë po bëhet jo vetëm se është një nga vendet më të frekuentuera turisitike por sepse përfaqësojnë një pjesë të vogël të dhjetëra mijëra toneve mbetjesh që ndotin Detin Mesdhe çdo vit.
Parku, krijimi i të cilit daton afro 1990, mbetet shtëpia e një prej kolonive të fundit të fokave në botë gjithashtu është një strehë për mbi 300 lloje peshqish, delfinësh dhe breshkash deti.
Ekzistenca e tij i ka bërë vendasit por dhe ata që e vizitojnë, të vetëdijshëm për rreziqet që rrjedhin si pasojë e ndotjes detare.
Ndajh për t’I ardhur në mbrojtje biodiversitetit bregdetar, Greqia premton krijmin e dy parqe të tjera detare në detet Egje dhe Jon, pjesë e 21 iniciativave me vlerë deri në 780 milionë euro.
Së fundmi është miruatuar ligji për të zgjeruar zonat e mbrojtura detare në 30% të ujërave të saj territoriale deri në vitin 2030 dhe i ka paraqitur BE-së plane që përcaktojnë se si do të organizojë peshkimin, turizmin dhe energjinë në det të hapur.


