Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama: Programi “Dyfisho ndërmarrjen tënde” i dedikohet vetëm bizneseve të vogla dhe të mesme, jo kompanive të mëdha

    Gjirokastër, procedohet 33-vjeçari për përhapje lajmesh të rreme që shkaktuan panik në rrjetet sociale

    Trump paralajmëron Iranin: Nëse armëpushimi dështon, rikthehen sulmet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Mbetjet toksike/ Rama: Aludimi për mosveprim, aludim psiko-patologjik. Janë magazinuar edhe në BE

    September 12, 2024
    Mbetjet toksike/ Rama: Aludimi për mosveprim, aludim psiko-patologjik. Janë magazinuar edhe në BE
    Kryeministri Edi Rama

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit i është përgjigjur kërkesës për interpelancë nga opozita lidhur me mbetjet e kompanisë Kurum të nisura drejt Tajlandës.

    Rama u shpreh se ka vetëm dyshime, dhe se akuzat janë bërë pa baza, duke shtruar se është Prokuroria ajo që do të dalë në përfundimin e saktë.

    “Jam këtu për t’ju përgjigjur një kërkesë për interpelancë, pas një seri fletrrufesh të ca akuzave dhe fantazie malinje, për të vijuar helmimin e shqiptarëve përmes kanalizimeve të botës digjitale. Burimi i kësaj telenovele të fundverës që u shfaq pas asaj ngjarjes së Pogradecit, ishte një sinjalizim për një transport mbetjesh të rrezikshme nga Shqipëria në Azi. Vet organizata ndërkombëtare jo qeveritare shprehet se ka dyshime për mundësinë që një sasi mallrash të nxjerra nga Shqipëria janë mbetje të rrezikshme, pra dyshime asgjë e vërtetuar, asnjë provë e faktuar ende, por vetëm dyshime.  Qysh në fillim agjensitë ligjzabtuese i kanë konsideruar këto dyshime me vëmendjen e duhur me dhe vullnetin për të hetuar dhe ndërkohë që prokuroria vazhdon sot që të hetojnë, goja e politikës së urrejtjes ka ngritur akuza dhe ka caktuar fajtor dhe fajtori janë kriminelët e regjimit imagjinar me mua në krye.  A është kryer eksport i mbetjeve të rrezikshme? Sipas të dhënave publike në çdo deklaratë e dokument të paraqitur nga privatët, është e qartë se eksporti i mallrave në fjalë nuk është eksport i mbetjeve të rrezikshme. Pika doganore ka të bashkëngjitur certifikatën e analizës së mallit nga vendet europian. Në të dyja rastet, eksporti i mallrave, mallrat e deklaruara si okside hidrokside hekuri, janë eksportuar me të gjithë dokumentacionin përkatës përmes linjave kontinerike përkatëse. Janë magazinuar përkohësisht në vet e BE ku askush nuk i ka penguar. Më pas janë lejuar të vijojnë intenerarin. Mallra me klasifikim të tillë nuk konsiderohen mbetje të rrezikshme as në katalogët europianë. Aludimi për mosveprim është në rastin më të mirë alogjik ose në rastin më të keq, aludim psiko-patologjik.”-ka deklaruar Rama.

    Kryeministri Edi Rama kurum mbetjet toksike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama: Programi “Dyfisho ndërmarrjen tënde” i dedikohet vetëm bizneseve të vogla dhe të mesme, jo kompanive të mëdha

    April 20, 2026

    Gjirokastër, procedohet 33-vjeçari për përhapje lajmesh të rreme që shkaktuan panik në rrjetet sociale

    April 20, 2026

    Trump paralajmëron Iranin: Nëse armëpushimi dështon, rikthehen sulmet

    April 20, 2026

    Drejtori i FBI-së Kash Patel padit “The Atlantic” për shpifje, kërkon 250 milionë dollarë dëmshpërblim

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.