I mituri që u aksidentua një ditë më parë në Durrës, ku humbën jetën fatkeqësisht dy të mitur, ndodhet jashtë rreziku.
Lajmi është dhënë nga Drejtoria e QSUT, që njofton më tej se i vogli po mbahet në monitorim dhe po trajtohet për plagat e marra. Kujtojmë që një ditë më parë, katër të mitur ishin duke luajtur në trotuar, kur një makinë e drejtuar nga një 57-vjeçar në gjendje të dehur i përplas.
Si pasojë e përplasjes dy të mitur të moshës 10-vjeçar humbën jetën në vend, njëri mbeti i plagosur rëndë, ndërsa një tjetër shpëtoi pa lëndime. Policia ka arrestuar autorin e kësaj tragjedie, i cili njihej si një person problematik në zonë, e konfirmuar kjo edhe nga banorët.


