Punonjësit e Policisë kanë ndihmuar 7 turistët nga Polonia dhe Gjermania, që kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës, për shkak të rreshjeve të rrëmbyeshme të shiut.
Në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbave”, 7 turistë të huaj, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.
Mësohet se turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.


