Ligji i shumëdebatuar për “barazinë gjinore” do të hyjë në fuqi edhe pse Presidenti Bajram Begaj nuk ka firmosur dekretin përkatës.
Afati kushtetues për shqyrtimin e ligjit nga kreu i shtetit ka skaduar, duke bërë që akti të konsiderohet i miratuar automatikisht.
Në këtë mënyrë, Begaj e ka lënë të kalojë në heshtje, pa ndërhyrë me dekret miratimi apo kthimi për rishqyrtim.


