Në qytetin e Vlorës po zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit kuqezi me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë ceremoni marrin pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Qendra e festimeve mbetet qyteti historik i Vlorës, ku më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin dhe shpalli Pavarësinë e vendit.
Ceremonitë shtetërore, homazhet, parakalimet festive dhe aktivitetet kulturore kanë mbledhur qindra qytetarë, përfaqësues të institucioneve dhe figura të njohura të jetës publike, duke rikujtuar këtë ngjarje historike.


