Site icon Informohu siç duhet

Matura Shtetërore 2025/ Publikohen datat për plotësimin e formularëve, A1 dhe A1Z (HAPAT)

Matura Shtetërore 2025/ Publikohen datat për plotësimin e formularëve, A1 dhe A1Z

TIRANË– Ministria e Arsimit dhe Sportit ditën e sotme përmes një njoftimi një rrjetin social Facebook ka zbuluar se aplikimet dhe konfirmimet për “Maturën Shtetërore 2025”, për formularët A1 do të jenë aktive nga 3-12 shkurt dhe për formularin A1Z do të jenë aktive nga data 11-12 shkurt.

NJOFTIMI I PLOTË I MINISTRISË SË ARSIMIT:

Aplikimet për “Matura Shtetërore 2025”, përmes formularit A1 mund të kryhen nga maturantët e këtij viti, nga data 3 shkurt, ora⏰️ 08:00➡️ deri në 12 shkurt, ⏰️ora 16:00.
Ndërsa aplikimet për formularin A1Z për kandidatët e viteve të shkuara, mund të kryhen më datë 11 shkurt ora⏰️ 08:00➡️ deri në 12 shkurt, ⏰️ora 16:00.
si të aplikoni
1️⃣ Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
2️⃣ Zgjidhni shërbimin “Matura Shtetërore”;
3️⃣ Zgjidhni llojin e formularit të aplikimit (maturantët duhet të zgjedhin A1, ndërsa kandidatët A1Z) dhe plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
4️⃣ Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
5️⃣ Pasi përfundon me sukses aplikimin në portalin www.e-albania.al, maturanti/kandidati paraqitet pranë shkollës për të përfunduar dhe konfirmuar aplikimin në sistemin e-matura.
̈ ̈
Për aplikimin me A1/A1Z, përgjigjja merret pasi përfundon procesi me konfirmimin dhe printimin e formularit në shkollë.
̈̈
Aplikimi me formularin A1/A1Z është i vlefshëm vetëm për Maturën Shtetërore të këtij viti shkollor, duke përfshirë edhe sesionin e dytë (vjeshtën)./Radar.al 

Hapen aplikimet për formularin e Maturës 2025/ Manastirliu: Transparencë dhe siguri në procesin e vlerësimit

 

Exit mobile version