Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përplasje me sende të forta në Shëngjin, një i plagosur! Shoqërohet autori i dyshuar

    Gjermania kundërshton vendimin e Trumpit për të mos ftuar Afrikën e Jugut në Samitin e G20

    Papa Klementi XI, pontifiku me prejardhje arbëreshe që la gjurmë në historinë e Kishës Katolike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Hapen aplikimet për formularin e Maturës 2025/ Manastirliu: Transparencë dhe siguri në procesin e vlerësimit

    February 4, 2025
    Hapen aplikimet për formularin e Maturës 2025/ Manastirliu: Transparencë dhe siguri në procesin e vlerësimit
    Ogerta Manastirliu

    TIRANË– Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ditën e sotme ka zhvilluar  një takim me grupet e hartimit të testit të Maturës Shtetërore 2025, të cilat janë duke punuar për finalizimin e fondit të pyetjeve për provimet e maturës.

    Bëhet me dije se Manastirliu gjatë takimit ka theksuar angazhimin e Ministrisë për të garantuar një proces të rregullt, transparent dhe të drejtë për të gjithë maturantët, duke siguruar se testimi do të zhvillohet me standarde të larta dhe në kushte të plota sigurie.

    “Në këtë proces të rëndësishëm të Maturës Shtetërore kemi filluar prej nëntorit me ngritjen e Komitetit të Maturës Shtetërore. Kemi vijuar në janar me shpërndarjen e testeve model për të gjithë nxënësit maturantë, për t’i njohur ata me testet model vit pas viti dhe për t’i familjarizuar me shkallën e vështirësisë së tyre. Tashmë grupet e hartimit të fondit të pyetjeve të provimeve të maturës janë ngritur dhe jeni ju këtu. Keni filluar të punoni dhe do duhet që shumë shpejt fondi i pyetjeve të kristalizohet, në mënyrë që sipas afateve proceduriale të dilet me testet në provimet e maturës, sipas një konfidencialiteti absolut dhe kjo është shumë e rëndësishme.”- tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastiriu.

    Ndër të tjera Ministrja nënvizoi rëndësinë e një vlerësimi sa më objektiv dhe meritokratik për nxënësit, duke garantuar standarde maksimale që nisin nga procesi i hartimit të testeve deri në administrimin e tyre.

    “Duhet që arritjet e nxënësve të testohen përmes një vlerësimi i cili të jetë sa më i saktë, efektiv dhe meritokratik, ashtu sikurse na duhet që të sigurojmë që edhe procesi i administrimit, në raport me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, që nga printimi i testeve, dërgimi në shkolla, elementët e sigurisë, e të gjitha këto të ndiqen në çdo hallkë”, tha Manastirliu.

    Ndërkohë janë hapur aplikimet për Formularin A1 që të plotësohet nga të gjithë maturantët të cilët janë aktualisht maturantë dhe që dëshirojnë të hyjnë në provimet e Maturës Shtetërore. Ky formular është i disponueshëm online përmes portalit e-Albania, duke siguruar një proces aplikimi të lehtësuar dhe të aksesueshëm për të gjithë maturantët. Aplikimet për plotësimin e Formularit A1 do të jenë të hapura deri më 12 shkurt 2025.

    Ndërkohë, Formulari A1Z është për kandidatët që kanë përfunduar shkollimin në vite të mëparshme dhe dëshirojnë të marrin pjesë në provimet e Maturës Shtetërore. Periudha e aplikimit për këtë formular është më e shkurtër, duke nisur më 11 shkurt dhe duke përfunduar më 12 shkurt 2025./Radar.al 

    Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

    matura shteterore 2025 Ogerta Manastirliu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përplasje me sende të forta në Shëngjin, një i plagosur! Shoqërohet autori i dyshuar

    July 23, 2026

    Gjermania kundërshton vendimin e Trumpit për të mos ftuar Afrikën e Jugut në Samitin e G20

    July 23, 2026

    Papa Klementi XI, pontifiku me prejardhje arbëreshe që la gjurmë në historinë e Kishës Katolike

    July 23, 2026

    Rama mbledh nesër grupin parlamentar dhe qeverinë: Do të ndaj reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit

    July 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.