Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përplasje me sende të forta në Shëngjin, një i plagosur! Shoqërohet autori i dyshuar

    Gjermania kundërshton vendimin e Trumpit për të mos ftuar Afrikën e Jugut në Samitin e G20

    Papa Klementi XI, pontifiku me prejardhje arbëreshe që la gjurmë në historinë e Kishës Katolike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “Mashtrimi i Kullotave”/ Si Greqia përvetësoi 400 milionë euro fonde të BE dhe pse Mitsotakis po ndalon hetimin

    August 6, 2025
    Mitsotakis: Duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me Shqipërinë
    Kyriakos Mitsotakis

    Një nga skandalet më të mëdha korruptive në Greqi kërcënon të mbyllet para kohe, ndërsa Kryeministri Kyriakos Mitsotakis vendos të bllokojë hetimin ndaj ish-ministrave dhe zyrtarëve të lartë të dyshuar për abuzim me qindra milionë euro fonde të Bashkimit Evropian.

    Hetimi i Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO) ka zbuluar një rrjet të sofistikuar mashtrimi që përfshin deklarime të rreme për kullota dhe aktivitete bujqësore inekzistente, përmes të cilave janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme subvencione të BE-së.

    Dosja e EPPO-së, që përmban mbi 3 mijë faqe dhe dëshmi përgjuese, përfshin emrat e të paktën pesë ish-ministrave dhe dhjetë deputetëve nga partia në pushtet, Demokracia e Re.

    “Greqia në vitin 2025 nuk ka nevojë për skandale, por për të vërtetën,” deklaroi Mitsotakis, duke sinjalizuar refuzimin e tij për të lejuar vazhdimin e hetimit penal.

    Sipas raportimit të “Politico”, mashtrimi u orkestrua nga brenda Ministrisë së Bujqësisë dhe agjencisë shtetërore OPEKEPE, e cila është përgjegjëse për shpërndarjen e fondeve evropiane. Zyrtarët akuzohen se kanë lejuar pagesa për pronarë të rremë kullotash, duke shmangur sistematikisht kontrollet zyrtare.

    Brukseli i ka kërkuar tashmë Greqisë të kthejë rreth 400 milionë euro, mbi 20% e fondeve bujqësore të vitit të ardhshëm – një dëm i jashtëzakonshëm për taksapaguesit evropianë.

    Ndër të hetuarit janë edhe ish-ministrat Lefteris Avgenakis dhe Makis Voridis. Ky i fundit dyshohet se ka detyruar ish-drejtuesin e OPEKEPE të japë dorëheqjen pas raportimit të parregullsive, ndërsa Avgenakis akuzohet se shkarkoi një tjetër drejtues për të bllokuar hetimet mbi mbi 9,000 pagesa të dyshimta.

    Bujqesia Fondet e BE Greqia hetimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përplasje me sende të forta në Shëngjin, një i plagosur! Shoqërohet autori i dyshuar

    July 23, 2026

    Gjermania kundërshton vendimin e Trumpit për të mos ftuar Afrikën e Jugut në Samitin e G20

    July 23, 2026

    Papa Klementi XI, pontifiku me prejardhje arbëreshe që la gjurmë në historinë e Kishës Katolike

    July 23, 2026

    Rama mbledh nesër grupin parlamentar dhe qeverinë: Do të ndaj reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit

    July 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.