Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vëllai vret vëllanë në Kavajë

    Komisioni i Territoriales thërret Veliajn më 30 qershor për dëgjesë: Bashkia të marrë masa për praninë e tij

    Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Mashkull apo femër” / Përzgjedhja e Miss Turqia ndez debate nëpër rrjet

    September 17, 2024
    “Mashkull apo femër” / Përzgjedhja e Miss Turqia ndez debate nëpër rrjet: E fitoi me lekët e babait

    Idil Belgen, bukuroshja turke përjetoi njëkohësisht emocionin më të bukur dhe të keq pas fitores së saj si Miss Turqia 2024.

    Sipas njerëzve, Missi nuk ka të bëjë me modelingun pasi pamja e saj ngjason me të një mashkulli.

    Ky debat që “gumëzhin” nëpër Turqi nxorri në pah seksizmin, standardet e bukurisë dhe bullizimin.

    Personazhet publike janë ndarë në dy grupe, në atë të mbrojtjes së 24-vjeçares dhe në atë të bullizimit ndaj saj.

    Disa përkrahin mendimin se ajo simbolizon bukurinë e brendshme, inteligjencën dhe individualitetin, ndërsa të tjerët shprehen se në të vërtetë ajo simbolizon lekët dhe pozicionin që ka babai i saj, pasi ai është ambasadori turk në Ukrainë.

    24-vjeçarja Bilgen, 1.80 m e gjatë dhe është diplomuar në fakultetin e mjekësisë. Menjëherë pas kurorëzimit të saj, shumë në mediat sociale vunë në pikëpyetje përshtatshmërinë e saj si mbretëreshë bukurie dhe menduan se statusi profesional i babait të saj ndikoi në rezultatin, disa madje e krahasuan atë me personazhe nga filmat turq të viteve ’70, në të cilat burrat maskohen si gra.

    Këngëtarja e njohur turke Aleyna Tilki ishte ndër të parat që shprehu mbështetjen e saj. Tilki kritikoi standardet konvencionale të bukurisë.

    “Edhe pse në përgjithësi nuk i mbështes konkurset e bukurisë, i admiroj vërtet gratë që janë të suksesshme, kanë një histori dhe janë unike. Ajo përfaqëson gratë turke me bukurinë e saj cilësore”, tha ajo.

    Miss Turqia 2016 Ecem Uzgör, e cila ishte përballur me kritika të ngjashme, shprehu gjithashtu solidaritetin e saj me Bilgen 24-vjeçare.

    “Edhe unë mora kritika të forta për pamjen time dhe e mbështes Idilin”, deklaroi ajo.

    Pavarësisht gjithçkaje,jo të gjitha reagimet e të famshmëve ishin mbështetëse.

    Gjithashtu këngëtarja e famshme transgjinore turke Bülent Ersoy, e cila shpeshherë quhet “Diva” nga fansat e saj, gjatë një interviste tha se ajo duket si një burrë.

    “A është kjo bukuroshe? Ajo ka tipare mashkullore. Por të kursejmë fjalët të mos e mërzisim “vajzën””, tha Ersoi.

    Ndërsa, 24-vjeçarja mbylli të gjitha komentet në rrjetet e saj sociale. Përsa i përket pamjes së saj ajo tha se vendi po përjeton tragjedi më të mëdha se zgjedhja e Miss Turqia, sidomos dhuna ndaj grave.

    “Në një kohë kur vendi ynë po përjeton tragjedi si dhuna ndaj grave dhe fëmijëve njerëzit flasin për fizikun tim, ia atribuoj komentet negative që bëhen për mua për faktin se njerëzit nuk kanë asgjë më të mirë për të bërë. Ata janë njerëz që shprehin mendimin e tyre pa ditur asgjë. Nuk më interesojnë komentet e tyre”, tha Miss Turqia.

    debate neper rrjet Miss Turqia seksizem
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vëllai vret vëllanë në Kavajë

    June 25, 2026

    Komisioni i Territoriales thërret Veliajn më 30 qershor për dëgjesë: Bashkia të marrë masa për praninë e tij

    June 25, 2026

    Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik

    June 25, 2026

    Skandal/ Helmohen sërish nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

    June 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.