Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Makalës, në kryeqytetin e Kongos, ku rreth 129 të dënuar humbën jetën në një tentativë të dështuar për t’u arratisur.
Në një deklaratë të postuar në X, ministri i Brendshëm, Jacquemain Shabani Lukoo Bihango shpjegoi se gjatë kësaj tentative u vendos zjarr në disa ambienteve të burgut, gjë që mund të ketë ndikuar dhe në bilancin e viktimave.
Momentalisht, situata në burg mësohet se është në kontroll teksa vijojnë hetimet për të zbuluar se kush ishte autori i këtyre trazirave.
Më herët, një zyrtar i burgut siguroi mediat se asnjë i burgosur nuk kishte arritur të arratisej, duke shtuar se ata që u përpoqën ishin vrarë.
Takriban watu 129 waliuawa walipojaribu kutoroka kutoka jela kuu ya Makala katika mji mkuu wa Jamhuri ya Kidemokrasia ya Congo mapema Jumatatu, serikali ilisema.
Naibu Waziri Mkuu na Waziri wa Mambo ya Ndani Jacquemain Shabani Lukoo Bihango alisema moto pia ulizuka katika jengo… pic.twitter.com/fWa3T99dcJ
— TRT Afrika Swahili (@trtafrikaSW) September 3, 2024


