Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arratisja e Hasan Ferracakut, arrestohen katër efektivë policie në Shkodër (Emrat)

    Lamallari pas përplasjeve në protestë: Dhu*a do të marrë përgjigjen e ligjit

    Edi Rama flet për DW: Ju po i bën fakt gënjeshtrat, s’mund të më japë njeri leksione mua për bukurinë. Dorëheqja ime nuk është opsion

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Martinez para sfidës me Kroacinë: Ronaldo është lideri ynë dhe një shembull për të gjith

    July 2, 2026

    Përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martinez, ka folur në prag të përballjes ndaj Kroacisë në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës 2026, duke vlerësuar kundërshtarin dhe duke theksuar rëndësinë që Cristiano Ronaldo vazhdon të ketë brenda skuadrës.

    Tekniku portugez u shpreh se ndeshjet e fazës së grupeve kanë shërbyer si përgatitja ideale për sfidat me eliminim direkt, ndërsa pranoi se ekipi i tij ka ende elemente për të përmirësuar.

    “Nesër nis Botërori ynë i vërtetë. Përgatitja gjatë tri ndeshjeve të fazës së grupeve ishte shumë e rëndësishme. Kemi bërë shumë gjëra mirë, por ka edhe aspekte që duhet t’i përmirësojmë”, deklaroi Martinez.

    Duke analizuar Kroacinë, ai theksoi se bëhet fjalë për një ekip me stil loje të ngjashëm me Portugalinë, ku posedimi i topit pritet të luajë rol vendimtar.

    “Kroacia është një skuadër që, ashtu si ne, dëshiron ta kontrollojë lojën përmes posedimit të topit. Të dyja ekipet janë më të rrezikshme kur e kanë topin dhe kjo do të jetë një nga çelësat e ndeshjes”, u shpreh ai.

    Martinez shtoi se mes dy kombëtareve nuk ka shumë sekrete, pasi janë përballur edhe në Ligën e Kombeve, ndërsa nuk kurseu fjalët e mira për kundërshtarin.

    “Dua të vlerësoj punën e trajnerit të Kroacisë, i cili ka drejtuar ekipin për një dekadë. Ata kanë futbollistë të jashtëzakonshëm si Modric, Gvardiol dhe Kovacic”, tha ai.

    I pyetur nëse Cristiano Ronaldo do ta nisë ndeshjen si titullar, Martinez nuk dha një përgjigje konkrete, por e bëri të qartë se kapiteni mbetet një figurë kyçe për Portugalinë.

    “Cristiano Ronaldo është shumë i rëndësishëm për ne. Ai është kapiteni ynë. Mosha është vetëm një numër. Me profesionalizmin dhe sjelljen e tij në dhomat e zhveshjes, ai është shembull për të gjithë, madje edhe për mua”, përfundoi përzgjedhësi portugez.

    kroaci Martinez Portugali ronaldo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arratisja e Hasan Ferracakut, arrestohen katër efektivë policie në Shkodër (Emrat)

    July 2, 2026

    Lamallari pas përplasjeve në protestë: Dhu*a do të marrë përgjigjen e ligjit

    July 2, 2026

    Edi Rama flet për DW: Ju po i bën fakt gënjeshtrat, s’mund të më japë njeri leksione mua për bukurinë. Dorëheqja ime nuk është opsion

    July 2, 2026

    Kalın takohet me liderin kurd në Irak, në fokus çarmatimi i PKK-së dhe bashkëpunimi për sigurinë

    July 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 2 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.