STRASBURG– Në takimin me zyrtarin e lartë të PE, deputetët e Partisë Demokratike kanë trajtuar edhe temën e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.
Marrëveshja është kundërshtuar nga disa prej eurodeputetëve të cilët janë shprehur se ajo shkel të drejtat e njeriut.
Deputetët demokratë ishin në Strasburg prej mëngjesit të sotëm, për të vënë në dijeni eurodeputetët për situatën në të cilën ndodhet vendi ynë dhe sulmet e vazhdueshme që po i bëhen opozitës./Radar.al


