‘Në korridoret e Milanit nuk flitet ende për shkarkim, por mosbesimi është një ndjenjë që po zien dhe po përparon në heshtje’.
Rezultati zhgënjyes në ndeshjen me Feyenoord mund të sjellë një tjetër tronditje në pankinën e Milanit.
“Corriere dello Sport” shkruan se për Conceiçao-n përcaktues është kualifikimi për në Champions League sezonin e ardhshëm.
Nëse nuk e arrin këtë objektiv atëherë do të largohet, Milan ka të drejtë ta bëjë diçka të tillë pasi është e përfshirë në klauzolë.
Që raportet janë shumë të brishta, këtë e reflektoi qartë edhe imazhi i Ibrahimovic në tribunë pas një momenti kur Conceiçao zëvendësoi Gimenez dhe Leao me Camarda e Abraham.
Palët janë fërkuar jo pak këtë periudhë në lidhje me grupin, me cilësinë e këtij ekipi, ku dukshëm Ibra kërkon që tani ekipi të reagojë fuqishëm pas klubi shpenzoi jo pak gjatë merkatos së janarit.
Humbja ndaj Feyenoord vetëm sa shtoi dozat e nervozizmit, kjo u pa qartë edhe në konferencën për shtyp, ku Conceiçao u largua pas vetëm një minutë, ndërsa së fundmi kanë anuluar edhe konferencën zyrtare përpara ndeshjes kundër Verona-s.



