Një ngjarje e trishtë tronditi së fundmi studion e emisioni “Pa Gjurmë” ku u mësua se më 1 gusht të vitit 2019, një shqiptar i idenfitikuar si Maradona Ibrahimi, pasi refurozi të ndiqte terapinë për krizat nervore që pësoi, humbi kontaktin me familjen e tij.
Ishte ajo ditë e zezë kur nënë e bir do të ndaheshin në lumin e Gjirokastër. Pasi u kthyen nga Tirana, djali refuzoi të shkonte me mamanë në shtëpi.
Pak orë më pas, nënës i vjen një telefonatë nga Maradona i cili ndodhej në Sarandë. Një telefonatë e shkurtër ku i riu pyet nënën se ku ndodhej e më pas shkëputet.
Nga një djalë i edukuar, jeta e tij mori një tjetër kthesë ndërsa ra prehë e lëndëve narkotike. Një muaj para se të humbte gjurmët ai pati shfaqur probleme me shëndetin mendor si rezultat i9 përdorimit të lëndëve narkotike.Ndërsa ishte kuruar disa herë në tiranë.
Por jeta e tij ishte tepër e vështirë pasi kur ishte vetëm 4 vjeç babai i la jetim dhe nëna së bashku me 3 fëmijët e saj emigroi në greqi.
Jetoi për 19 vite në greqi ku dhe u bë babai i një djali të cilin e braktisi në moshën 6-vjeçare pas kthimit të tij në Shqipëri. Aty ku dhe humbi gjurmët. Pas 5 viteve Maradona rezulton ende i humbur, ndaj emisioni “Pa Gjurmë” kërkon ndihmë për gjetjen e këtij njeriu.
Para një muaj mamaja kontakton me një burrë të panjohur i cili i thotë se djali i saj ndodhet në Konispol. Mes lotësh mamaja thotë se dikush po më jep shpresa por unë nuk i besoj dot.
Sipas mamasë, nëse Maradona do ishte mirë ai do kontaktonte vetë me familjen e tij.
“Do pij një kafe e do vij vetë në shtëpi”, këto ishin fjalët e fundit që mamaja dëgjoi nga djali i saj para momentit kur asaj i thyhet zemra.
Më tej mamaja e Maradonës zbulon se ka dyshime që djali i saj shfrytëzohet si çoban në jug të Shqipërisë.
“E kemi nga përvoja e jetës. Ata të marrin e nuk të lënë të ikësh. Ndodh dhe që i kanë vrarë” tha mamaja mes lotësh.
Se çfarë ka ndodhur me Maradona Ibrahimin, kjo mbetet e paqartë, por dyshimet nga mamaja e tij janë se djali i saj ose keqtrajtohet ose e kanë vrarë./ Radar.al


