Mandati i Altin Dumanit në krye të SPAK po i afrohet fundit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë njoftoi se të mërkurën, më 17 shtator 2025, do të hapë zyrtarisht garën për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Mbledhja do të zhvillohet në sallën plenare të KLP-së, në prani të anëtarëve të Këshillit, përfaqësuesve të Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë së Drejtësisë, projektit EU4Justice, programit OPDAT, si dhe mediave.
Në rendin e ditës janë parashikuar miratimi i procesverbalit të mbledhjes së fundit, shpallja e vendit vakant për drejtuesin e SPAK, si edhe shqyrtimi i projekteve të raporteve të vlerësimit etik e profesional për prokurorët Françesk Ganaj, Ermira Manelli dhe Hysni Mulaj.
Njoftimi i plotë:
Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 04.09.2025;
2. Diskutimi/miratimi i Projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”;
3. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Françesk Ganaj”;
4. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Ermira Manelli”;
5. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Hysni Mulaj”.
Të tjera (pyetje/diskutime)
Sektori i TIK, Digjitalizimit dhe Statistikës bën publikimin e kësaj axhende në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.


