Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këto dy sjellje të çuditshme i kanë shumica e njerëzve inteligjentë

    Aksident tragjik në Obiliq, motoçikleta përplaset me këmbësorin. Humbin jetën dy persona

    Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Makth në Miami, por Argjentina nuk dorëzohet: Kualifikim pas vuajtjesh në minutat shtesë

    July 4, 2026

    Argjentina u detyrua të djersijë deri në minutat shtesë për të siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës, teksa mposhti me rezultatin 3-2 Kepin e Gjelbër në një përballje spektakolare të zhvilluar në Miami, Florida.

    Kampionët e botës kaluan në avantazh në minutën e 29-të falë Lionel Messit, i cili kontrolloi në mënyrë perfekte një pasim diagonal të Lisandro Martínez dhe dërgoi topin në rrjetë. Me këtë gol, ylli argjentinas ngjitet në kuotën e shtatë realizimeve në turne, duke marrë kryesimin në garën për “Këpucën e Artë”.

    Kepi i Gjelbër nuk u dorëzua dhe barazoi në minutën e 59-të me Deroy Duarte, i cili finalizoi një aksion të bukur të nisur nga Ryan Mendes.

    Argjentina provoi me ngulm të rikthente epërsinë, por portieri Vozinha ishte në një mbrëmje të jashtëzakonshme, duke ndalur disa tentativa të rrezikshme të Messit dhe shokëve të tij.

    Rezultati 1-1 mbeti i pandryshuar deri në fundin e kohës së rregullt, duke e çuar sfidën në shtesë.

    Vetëm pak minuta pas nisjes së kohës shtesë, Lisandro Martínez riktheu në avantazh Argjentinën, duke shënuar për 2-1 pas një goditjeje nga këndi. Megjithatë, Kepi i Gjelbër befasoi sërish, pasi Sidny Lopes Cabral realizoi një gol spektakolar nga një kënd shumë i vështirë, duke barazuar shifrat në 2-2.

    Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt penalltive, Argjentina goditi për herë të tretë. Cristian Romero shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Messi, ndërsa topi devijoi lehtë nga Diney Borges përpara se të përfundonte në rrjetë.

    Në minutat e mbetura, Kepi i Gjelbër kërkoi me ngulm një tjetër mrekulli, por Emiliano Martínez ndali një goditje të rrezikshme dënimi të Lopes Cabral, duke vulosur fitoren 3-2 të Argjentinës.

    Me këtë sukses, “La Selección” siguron kualifikimin në fazën e 1/8-ave, ku do të përballet me Egjiptin.

    Nga ana tjetër, Kepi i Gjelbër largohet nga Botërori pas humbjes së parë në turne, por me një paraqitje historike që i ka bërë krenarë tifozët e tij./ad

    REZULTATI:

    Argjentinë 3-2 Kepi i Gjelbër

    Messi 29′, Lisandro Martinez 92′, Romero 111′ / Duarte 59′, Cabral 103′

    Argjentina boteror 2026 fitore Miami ndeshje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këto dy sjellje të çuditshme i kanë shumica e njerëzve inteligjentë

    July 4, 2026

    Aksident tragjik në Obiliq, motoçikleta përplaset me këmbësorin. Humbin jetën dy persona

    July 4, 2026

    Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë

    July 4, 2026

    Rama uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: “Amerika e mishëruar në Statujën e Lirisë”

    July 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 2 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.