Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Plumbi i Artë”/ Dumani dhe Alibej përballen në GJKKO, zbardhen detaje tronditëse për vra*jen e vëllait të Talo Çelës

    Pakistani i bën thirrje Trump: Zgjat afatin për Iranin, jepi diplomacisë dy javë kohë

    “Ghost Murmur”, arma sekrete e CIA-s që zbuloi pilotin e rrëzuar në Iran

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Makinat shqiptare çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën!

    April 7, 2026

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut është detyruar të ulë sërish akcizën e naftës dhe të zgjasë periudhën e lënies në fuqi të reduktimit të TVSH-së nga 18 në 10%.

    Mediat maqedonase raportojnë se Konsumi i karburanteve u rrit javën e kaluar në një nivel rekord prej 2 milionë litrash në ditë, nga rreth 1.5 milionë litra më parë, i nxitur nga kërkesa më e lartë e drejtuesve të automjeteve nga vendet fqinje, të tërhequr nga çmimet më të ulëta me pakicë.

    Masa më e fundit parashikon një ulje shtesë të akcizës me 4 denarë për litër për naftën dhe me 2 denarë për litër për benzinën 95 dhe 98 oktan, tha kryeministri Hristijan Mickoski në një konferencë për shtyp të dielën, cituar në një deklaratë të qeverisë.

    Qeveria zgjati gjithashtu deri më 20 prill një masë të miratuar më parë, që ul normën e TVSH-së për karburantet në 10% nga 18%, e cila ishte zbatuar fillimisht në mars.

    Pavarësisht rritjes së konsumi nuk do të ketë kufizime, pasi diskutimet me tregtarët dhe furnitorët kanë konfirmuar se konsumatorët vendas nuk do të preken dhe nuk do të përballen me rreziqe për furnizimin, tha kryeministri, shkruajnë mediat e Maqedonisë së Veriut.

    Çmimet me pakicë të karburanteve në Maqedoninë e Veriut janë rritur që përpara luftës në Lindjen e Mesme, duke arritur tani në 84 denarë për litër për Eurosuper 95, 85.5 denarë për Eurosuper 98 dhe 95.5 denarë për Eurodiesel, ose rreth 1.36 euro për litër për Eurosuper 95, 1.38 euro për litër për Eurosuper 98 dhe 1.55 euro për litër për Eurodiesel.

    Sipas të dhënave të Komisionit Rregullator të Energjisë, kjo përfaqëson rritje prej rreth 10 denarësh për litër për llojet e benzinës, ose afërsisht 0.16 euro, dhe 26.5 denarë për litër për naftën, ose rreth 0.43 euro. (1 euro = 61.74 denarë).

    Konsumi i shqiptarëve në vendet fqinje, të paktën 1 milionë euro në ditë

    Përdoruesit shqiptarë të automjeteve historikisht kur dalin nga Shqipëria furnizohen sa kalojnë kufirin. edhe banorët e zonave kufitare kalojnë kufirin në Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, apo Kosovë.

    Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve llogarit rreth 300 -500 / tonë në ditë naftë merren nga klientët shqiptarë afër zonave kufitare. Krahas tyre, një tjetër konsum i humbur prej 120-300 ton në ditë llogaritet nga shtetasit të huaj, që potencialisht do të blinin në Shqipëri, por furnizohen në hyrje e dale në kufi.

    Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Doganat, konsumi vjetor në Shqipëri i karburanteve është rreth 740 mijë ton në vit, ose rreth 2000 ton në ditë (që me çmimin aktual prej 214 lekë për litër përkthehet në një konsum prej 5.2 milionë euro në ditë).

    Nga të dhënat vlerësohet se blerjet e karburantit në vendet fqinje janë mesatarisht sa 15-25% e totalit të konsumit në vend.

    Duke konvertuar 500 ton në litra, me një çmim mesatar prej 1.5-1.6 euro për litër, llogaritet se nga Shqipëria po dalin aktualisht rreth 1 milion euro në ditë për blerjen e karburanteve në vendet fqinje, ose mbi 350 milionë euro në vit.

    Ndërsa çmimet më të shtrenjta të ushqimeve lidhen me mungesën e konkurrueshmërise dhe varësinë e lartë nga importi, duke e kthyer ekonominë në një supermarket të madh, për naftën, një nga arsyet kryesore lidhet me barrën e lartë të taksave që paguhet për çdo litër.

    Në total, aktualisht, një shqiptar paguan në një litër naftë 1.16 euro taksa, (53% të çmimit final); një qytetar maqedonas 0.58 euro për litër (36% të çmimit final); një malazez 0.55 euro (35% të çmimit final); një shtetas i Kosovës 0.67 euro, ose 38.5% të çmimit final. Në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, ku aktualisht karburanti po tregtohet me rreth 1.6 euro për litër. Në Kosovë çmimi u rrit së fundmi në 1.7-1.8 euro/litër, në Shqipëri është 2.2 euro/litër./DW

    Maqedoni Nafta rritet cmimi i naftes TVSH
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Plumbi i Artë”/ Dumani dhe Alibej përballen në GJKKO, zbardhen detaje tronditëse për vra*jen e vëllait të Talo Çelës

    April 7, 2026

    Pakistani i bën thirrje Trump: Zgjat afatin për Iranin, jepi diplomacisë dy javë kohë

    April 7, 2026

    “Ghost Murmur”, arma sekrete e CIA-s që zbuloi pilotin e rrëzuar në Iran

    April 7, 2026

    Franca paralajmëron botën: Sulmet në Iran mund të çojnë në kaos ekonomik dhe luftë!

    April 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 7 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni tri shenjat më të favorizuara të horoskopit për këtë javë

    Parashikimi i horoskopit 6 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.