Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur para pak çastesh në fshatin Kcyk të njësisë Tregan, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Burimet bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur një 55-vjeçar, dyshohet si banori i zonës.
Për shkak të plagëve të marra thuhet se i plagosuri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar drejt spitalit të Traumës për të marrë trajtim të specializuar.
Ndërsa shoferii automjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa po punohet për identifikimin e tij.
Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes.


