Një aksident me të plagosur ndodhi pasditen e të shtunës në aksin Korçë-Pogradec.
Për pasojë ka mbetur e plagosur një këmbësore.
Aksidenti në afërsi të fshatit Lumalas, ku një mjet tip Benz ka goditur një këmbësore femër që ka tentuar të kalojë rrugën.
E dëmtuara drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:55, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lumalas, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin T. I., 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen L. M., 48 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.


