Një automjet është shkrumbuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, pasi u përfshi nga flakët.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të shuajnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij në zonën përreth.
Sipas informacioneve të para, automjeti ndodhej i parkuar në momentin e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se flakët mund të jenë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve.


