Një aksident ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Levan – Kafaraj, në Fier.
Sipas burimeve mësohet se një mjet me drejtues shtetasin A. Y., 34 vjeç ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip ‘Benz’.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të kryer hetimet e duhura.


