Zbulohen detaje të reja lidhur me operacionin policor finalizuar në Tiranë, ku u zbulua një magazinë e cila ishte kthyer në një “shtëpi bari”.
Mësohet se magazina ishte pronë shtetërore dhe godina mbikëqyrej nga rojet.

Burimet thanë se në katin e dytë të magazinave të kohës së komunizmit, ambientet ishin përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike me anë të llambave.
Magazina e vjetër me drogë u zbulua mbrëmjen e kaluar në rrugën “Hamdi Pepo” në zonën e quajtur “Qyteti i nxënësve”.



