Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Inflacioni në Gjermani rritet në 2.9% prej luftës me Iranin

    Lufta me Iranin-përballja midis Trump dhe Kongresit

    Përplasja me Friedrich Merz, SHBA po shqyrton mundësinë e reduktimit të trupave amerikane në Germani

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Macron pritet të emërojë sot kryeministrin e ri francez, kush do ta zë vendin e Michel Barnier?

    December 13, 2024
    Macron pritet të emërojë sot kryeministrin e ri francez, kush do ta zë vendin e Michel Barnier?
    Emmanuel Macron

    Presidenti i Francës,  Emmanuel Macron ditën e sotme pritet të emërojë kryeministrin e ri, i cili do të zëvendësojë Michel Barnier.

    Rrëzimi i Barnier e zhyti Francën në një krizë të re. Barnier u mund në një votim historik mosbesimi më 4 dhjetor dhe kishte pritshmëri që Macron të shpallte pasardhësin e tij në një fjalim drejtuar kombit një ditë më vonë.

    Megjithatë  ngërçit të krijuar në politikën francize, Macron nuk e emëroi pasargjësin e tij menjëherë pas shkarkimit të Barnier.

    Një ditë më parë Macron u largua nga Franca në një udhëtim njëditor në Poloninë aleate kyçe e BE-së dhe NATO-s. “Deklarata për emrin e kryeministrit do të publikohet nesër (të premten) në mëngjes.”- deklaroi një ndihmës i Macron, duke kërkuar të mos përmendet emri, të enjten vonë, pak pasi Presidenti u largua në Poloni.

    “Ai po përfundon konsultimet e tij.”-shtoi ndihmësi, pa dhënë detaje të mëtejshme.

    Cilido qoftë që emërohet do të jetë kryeministri i gjashtë i mandatit të Macron pas përmbysjes së Barnier, i cili qëndroi në detyrë vetëm tre muaj. Kryeministri i ri përballet me një sfidë të menjëhershme në bërjen e një buxheti për të kaluar në parlament.

    Ndërkohë edhe Macron po përballet me sfida të vështira. Të gjithë kandidatët e përfolur deri më tani për kryeministër kanë hasur në kundërshtime nga të paktën njëra anë e spektrit politik.

    Zgjedhja kryesore e përfolur e Macron, është François Bayrou, por ai po shkakton reagime si nga e majta ashtu edhe nga e djathta.

    Emra të tjerë që po konsiderohen përfshijnë ish-kryeministrin Bernard Cazeneuve, ministrin aktual të mbrojtjes Sebastien Lecornu, si dhe ish-ministrin e jashtëm Jean-Yves Le Drian. Rënia e qeverisë ka bërë presion mbi Macron pasi ai thirri zgjedhje të parakohshme në fillim të këtij viti, të cilat dhanë efekt të kundërt për të.

    Partitë opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e Macron në mes të krizës politike dhe ekonomike, me një buxhet të vitit 2025 që ende nuk është miratuar nga parlamenti. Megjithatë, presidenti në një fjalim televiziv tha se do të qëndrojë “deri në fund” të mandatit të tij pesëvjeçar, deri në maj 2027./ TheGuardian/Radar.al 

    Emmanuel Macron Michel Barnier
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Inflacioni në Gjermani rritet në 2.9% prej luftës me Iranin

    April 30, 2026

    Lufta me Iranin-përballja midis Trump dhe Kongresit

    April 30, 2026

    Përplasja me Friedrich Merz, SHBA po shqyrton mundësinë e reduktimit të trupave amerikane në Germani

    April 30, 2026

    Gara per kreun e ri të PD-së, sot skadon afati për dorëzimin e kandidaturave

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.