Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Ma*akër në Rio para samitit të klimës, 20 të v*arë, mes tyre 2 policë, në operacionin më të madh kundër “Comando Vermelho”

    October 28, 2025

    Një operacion masiv i forcave të sigurisë në Rio de Zhaneiro ka përfunduar me bilanc tragjik, ku të paktën 20 persona, përfshirë dy oficerë policie, kanë humbur jetën. Ngjarja ndodhi vetëm pak ditë para se qyteti brazilian të mirëpresë samitin global të klimës “COP30”, raporton Reuters.

    Guvernatori i shtetit, Claudio Castro, e cilësoi ndërhyrjen si një “përballje me narkoterrorizmin”, duke theksuar përmes rrjeteve sociale se në operacion morën pjesë rreth 2 500 efektivë të sigurisë. Forcat e policisë u angazhuan në zonat e favelave Alemao dhe Penha, lagje të varfra dhe të mbipopulluara në periferi të qytetit, të njohura për praninë e grupeve kriminale.

    Sipas autoriteteve, 18 nga viktimat dyshohet se ishin të lidhura me rrjete të trafikut të drogës. Operacioni kishte në shënjestër bandën famëkeqe “Comando Vermelho”, një nga grupet kriminale më të fuqishme në Brazil.

    Gjatë aksionit u arrestuan 56 persona, ndërsa policia po ekzekuton rreth 250 urdhra arresti dhe kontrolli. Qeveria e përshkroi këtë ndërhyrje si më të madhin e kryer ndonjëherë kundër këtij grupi.

    Ngjarja ndodh në prag të zhvillimit të samiteve ndërkombëtare në Rio, përfshirë “C40” të kryebashkiakëve globalë dhe ceremoninë e ndarjes së Çmimit “Earthshot” të Princit William, ku do të marrin pjesë figura të njohura si Kylie Minogue dhe Sebastian Vettel.

    Të dyja eventet konsiderohen si pjesë e përgatitjeve për Samitin e Kombeve të Bashkuara për Klimën “COP30”, që do të mbahet në qytetin Belem, në veriun e Brazilit.

    Operacionet e tilla policore zakonisht shtohen përpara ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare, siç ndodhi edhe para Kupës së Botës 2014, Lojërave Olimpike 2016, samitit të G20 në 2024, dhe takimit të “BRICS” më herët këtë vit.

    Brazil Rio samiti te vrare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    June 15, 2026

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    June 15, 2026

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    June 15, 2026

    Shqipëria i siguron BE-së se projekti i turizmit i lidhur me Kushner do të përmbushë standardet mjedisore

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.