PRISHTINË– Artistja e mirënjohur shqiptare Dafina Zeqiri, e cila u bë nënë për herë të parë korrikun e vitit 2025, ku solli në jetë një djalë, ka ndarë me ndjekësit e saj disa copëza nga momentet e saj të veçanta me të birin, Daksanin.
Këngëtarja ka publikuar disa foto me të, ku është kujdesur të mos tregojë imazhin e plotë të tij, por vetëm disa pjesë të fytyrës.

Dafina nuk ka nguruar t’i bëj edhe një dedikim të birit, i cili, siç thotë ajo, i ka ndryshuar jetën përgjithmonë.
“Ti ma ndryshove jetën përgjithmonë. Ti ma ndryshove jetën përgjithmonë. Ti e kthen çdo gri në ngjyrë, çdo stuhi në diell. Dashuria ime më e madhe.”-thotë Dafina.
Kujtojmë se Dafina e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale rrugëtimin e saj të shtatzënisë. Po ashtu ajo nuk u shkëput as nga skena, ku ka performuar në lokale nate dhe koncerte deri në muajt e fundit të lindjes. Edhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, po ashtu është parë në çdo dalje të saj në skenë gjatë asaj periudhe./Radar.al






