Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Karbunarë-Lushnjë” i cili shkaktoi vdekjen e një shtetasit F. Xh., rreth 50 vjeç.
Sipas burimeve mësohet se motomjeti me drejtues shtetasin J. L. 61 vjeç është përplasur me biçikletën me të cilën po lëvizte 50-vjeçari.
Si rrjedhojë e kësaj ngjarje humbi jetën drejtuesi i biçikletës, ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital për të marrë shërbimet e nevojshme shëndetësore.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Karbunarë-Lushnjë”, motomjeti me drejtues shtetasin J. L. 61 vjeç, është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin F. Xh., rreth 50 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.
Drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


