TIRANË– Ditën e sotme kryeministri Edi Rama duke komunikuar me qytetarët në rrjetet sociale përmes platformës “Sy m’SY” ka thumbuar ish-kryetatin e PD-së, Lulzim Basha, teksa u shpreh se është zgjuar.
“Mos i bini në qafë kot, bën xhiro me makinë. Ndalo të marrësh edhe ndonjë pasagjer, mos u rrotullo vetëm të dëgjosh muzikë. Luli është zgjuar, nuk po fle, mos i bini në qafë kot. Është zgjuar, është aktiv bën zhiron me makinë, i kam thënë ndalo të marrësh edhe ndonjë pasagjer, mos u rrotullo vetëm të dëgjosh muzikë. Më prezantoi me Unikatil, sot besoj do ta përshëndes me Hysenin, jemi në rregull me Lulin çfarë problemi keni me Lulin, lëreni se nuk ka edhe faj. Bufi po i ha demokratët rrugëve, Luli do që ti bëjë euroatlantikë.”-u shpreh Rama./Radar.al


