Luiz Ejlli, këngëtari i mirënjohur dhe i preferuar i publikut shqiptar mbas shumë reagimeve në lidhje me vendimin e burgosjes së tij me afro 1 vit, nuk i ndal postimet e tij në rrjet.
Ndonëse portalet gumëzhijnë nga vendimi i drejtësisë për këngëtarin, mesa duket ai zgjedh të hedhë çdo gjë pas krahëve dhe të shijojë jetën e tij.
Nuk është bërë akoma e qartë nëse Ejlli do e kryejë dënimin e dhënë apo jo. Ajo që mbetet e qartë për të gjithë ne është që Luizi nuk “di të ndalet”.
Përveç dedikimeve ndaj Kiarës, sot Luizi na surprizoi me një dedikim të veçantë për “Lunukin” e vogël, siç e ka quajtur dhe vetë ai.
Nëpërmjet një “Instastory”, ku shfaqet një hoodie e stampuar, artisti shkruan: Lunuku me babushin./ Radar.al



