Luis Figo, legjenda e Real Madridit dhe fitues i “Topit të Artë” në vitin 2000, ka habitur futbollbotin me zgjedhjen e tij për fituesin e çmimit më të rëndësishëm individual në futboll.
Në një intervistë të dhënë përpara finales së Ligës së Kampionëve, ku PSG triumfoi, Figo shmangu emrat e mëdhenj si Mohamed Salah, Raphinha, Vitinha, madje edhe Kylian Mbappé, dhe zgjodhi të përmendë Lamine Yamal, yllin adoleshent të Barcelonës.
“Nëse vazhdon të punojë fort siç po bën dhe të luajë kështu… në të ardhmen me siguri do ta fitojë,” – tha Figo për 16-vjeçarin e jashtëzakonshëm.
Zgjedhja e tij është interesante edhe për faktin që ai la mënjanë të kaluarën e tij me Real Madridin për të përgëzuar një talent të Barcelonës – diçka që rrallë ndodh.
Ndërkohë, vetë Yamal ka qëndruar me këmbë në tokë. I pyetur për shanset për të fituar “Topin e Artë”, ai u përgjigj:
“Topi i Artë nuk është për atë që fiton një ndeshje, por për lojtarin më të mirë të vitit. Unë dua të shijoj futbollin dhe të kaloj mirë. Nëse do të vijë, le të vijë.”
Nga ana tjetër, Robert Lewandowski, bashkëlojtar i Yamal, u shpreh skeptik për mënyrën si jepet çmimi:
“Çdo vit rregullat ndryshojnë. Varet nga kë duan ata të fitojë. Unë nuk e di se cilat janë rregullat këtë sezon.”
@frontthree_ UEFA Ultimate Champions Legends Tournament POTM LUIS FIGO chooses the BEST UCL PLAYER @PlayStation #ad #football #soccer #uclfinal #frontthree ♬ original sound – GOAL's Front Three


