Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmë rreth orës 22:00 pranë një restoranti në Francë, me pasojë pesë të plagosur.
Sipas informacioneve të para mes të plagosurve është edhe një vajzë 15-vjeçare e cila është qëlluar me plumb në kokë.
Ministri i Brendshëm i Francës tha se ngjarja lidhet me trafikun e drogës dhe se në incidentin që terrorizoi francezët janë përfshirë disa banda kriminale që kanë shkëmbyer zjarr.
Prefekti i zonës, Jean-Marie Girier, shkoi menjëherë në vendngjarje.
Shërbimet shtetërore bëjnë të ditur se në këtë qark gjatë ditës sot do të vendosen efektivë të policisë përforcuese për të monitoruar dhe për të kapur autorët.
Mëngjesin e sotëm, nuk ka asnjë gjurmë të dukshme nga kjo përleshje dhe të shtëna, specifikon France Bleu Poitou .


