Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Lufta e PD për votën e lirë”/ Berisha: Sot paraqitëm në PPE, videon që shokoi audiencën

    June 23, 2025

    TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha ditën e sotme po zhvillon konferencën e radhës me gazetarët nga selia blu.
    Kreu i PD-sëtheksoi edhe një herë se vijon beteja e forcës që drejton për votën e lirë të shqiptarëve. Berisha u ndal sërish tek manipulimet sipas tij më 11 maj.

    Ndërkohë beteja është zhvendosur në Strasburg, në asamblenë e KiE dhe Partive Popullore Evropiane. Albana Vokshi, shton Berisha, paraqiti sot një video në PPE, që siç shprehet ai i shokoi të gjithë, prej manipulimit të kapur nga kamerat në 11 maj.

    “Vijon lufta e PD për votën e lirë të shqiptarëve. Java që kaloi ishte një javë jashtëzakonisht e rëndësishme për këtë front. Në një sintoni të plotë, përfaqësuesit e PD në komisionin e stabilizim asocimit, në PE, nënkryetarët Bylykbashi, Gjekmarkaj, kreu i grupit parlamentar Bardhi, Tabaku, kryetarja e komisionit të kulturës, Ina Zhupa, deputeti Koreshi, paraqitën në aurën e tempullit të demokracisë të vërtetën e zgjedhjeve të cilat edhe një herë, siç i theksoi miku i shquar gjerman si zgjedhje në Zimbabve 30 vite më parë. Përfaqësuesit e PD-së, me fjalët e tyre, me argumentet që paraqitën dëshmuan se Edi Rama është një armik i vërtetë i lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, armik i rrezikshëm i vlerave themelore të shoqërisë së lirë. Sot, beteja vazhdon po në Strasburg, por kësaj radhe në Asamblenë parlamentare të KiE. Theksoj se si parlamenti dhe Këshilli, patën si vëzhgues në këto zgjedhje delegacionet më të mëdha. Sot, në KiE, do paraqitet nga kryetari i delegacionit të KiE për zgjedhjet, raporti i parlamentarëve europianë. Ky raport, është diskutuar në grupet parlamentare dhe do diskutohet në seancën plenare të kësaj asambleje, për të marrë formën përfundimtare. Zonja Albana Vokshi e pranishme në grupin e PPE paraqiti që në mëngjes një video shokuese, për audiencën, e cila tregoi pse zgjedhjet në Shqipëri ishin një farsë e tipit të Zimbabve të 30 viteve më parë. Pamjet në tempullin, e grupit PPE, ishin shokuese për audiencën. Tani zhvillohet debati në të cilat zgjedhjet janë zgjedhje që nuk kanë të bëjnë me standardet evropiane. Rrjeshtohen një listë të gjerë problemesh, manipulimesh, blerje vote.”-deklaroi Berisha./Radar.al

    KiE PPE sali berisha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    April 21, 2026

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    April 21, 2026

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    April 21, 2026

    “E hodhën si plehra”/ Nëna e 19-vjeçares shqiptare në Greqi kërkon drejtësi për vajzën e saj

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.