Së fundmi përplasjet mes vajzave të “BBVA4” kanë agravuar deri në ofendime dhe situata të pazakonta.
Një përplasje të fortë mes tyre kanë patur së fundmi Loredana dhe Egli Tako.
Loredana ka qenë veçanërisht e ashpër dhe ka shkaktuar disa konflikte me banorët e tjerë, ndërsa me Egli Takon ka pasur një moment tensioni kur u afrua aq shumë saqë ngjasoi sikur do e puthte në buzë.
Egli e ka refuzuar, duke i thënë: Kujdes, se mos më puth me të vërtetë se del nga shtëpia, se unë nuk dua. Nuk më puth dot në buzë. Mos guxo se do të dalësh me Zarf të Zi.
Ndërsa Loredana ka vazhduar të përndjekë Eglin duke iu afruar dhe e duke qeshur, kështu duke tentuar të kthejë situatën në favor të saj.
Tensionet mes vajzave pritet të vijojnë dhe sonte e për rrjedhojë të situatës thuhet se njëra prejt tyre mund dhe të eliminohet.


