Ish-banori i “Big Brother VIP” 4, Jozefin Marku, rrëfeu ekskluzivisht detaje nga jeta personale dhe projektet e tij muzikore që po përgatit.
Në bisedë në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, kur u pyet për marrëdhënien e tij aktuale, Jozi nuk e fshehu më – ai konfirmoi se është në një lidhje prej disa kohësh.
“Po, jam. Nuk është ndonjë figurë publike, nuk ka lidhje me ekranin, por është shqiptare,” tregoi ai.
Më tej, kur Ronaldo pyeti nëse kanë shkëmbyer unaza, Jozi u përgjigj me një buzëqeshje:
“Jo, por çdo gjë do marrë kohën e vet.”
Ndërsa për Loredanën, ai tha me shaka se “ka mbetur diku në një cep” dhe se duhet të mundohet ta rikthejë paksa në qendër, duke lënë të kuptohet se koha e saj me të ka përfunduar.


