Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    VIDEO/ Sherr masiv, çfarë ndodhi në fundin e supersfidës Vllaznia-Elbasani

    Arjan Konomi përplaset ashpër me Krusitën: Ishe zhgënjim total, vetëm merrje frymë

    Goli i 17-të në kampionat, ish-sulmuesi i Tiranës i papërmbajtshëm

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë

    February 14, 2026
    “Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë

    Prestigjiozja e udhëtimeve “Lonely Planet”, në artikullin e radhës dedikuar Shqipërisë, rendit në mënyrë të detajuar se kur është periudha më e mirë për të vizituar vendin tonë.

    Në brendësi të artikullit shkruhet se Shqipëria ka qenë një nga destinacionet më të përfolura vitet e fundit dhe nuk ka asnjë arsye për të menduar se kjo do të ndryshojë. Vendi ballkanik ka plazhe të bukura me ujëra të kristalta, qytete të trashëgimisë së UNESCO-s të ndërthurura me rrugica magjepsëse dhe shumë më tepër.

    Shumica e udhëtarëve e vizitojnë Shqipërinë në sezonin më të kërkuar të verës, nga qershori deri në gusht, kur moti është ideal për plazh dhe malet janë pa dëborë. “Lonely Planet” sugjeron se kjo është periudha e shkëlqyer për ta vizituar Shqipërinë, pavarësisht se ka shumë fluks turistësh.

    Prestigjiozja e udhëtimeve shkruan se periudha ideale për të udhëtuar në Shqipëri është gjatë sezonit të mesëm, në pranverë dhe vjeshtë, me më pak turma dhe temperatura relativisht të ngrohta.

    Sipas “Lonely Planet”, Riviera Shqiptare në jug të vendit është quajtur “Maldivet e Evropës”, një reputacion që ka kuptim kur mendoni për ujin e kaltër pranë bregdetit dhe përreth Ksamilit. Për t’i shpëtuar fluksit me vizitorë, merrni me qira një makinë dhe vizitoni zonat e plazhit nga Borshi deri në Gjipe. Gjithashtu mund të bëni ture me varka nga Himara në plazhe të izoluara ku mund të jeni vetëm ju dhe deti i hapur, shkruan “Lonely Planet”.

    Ndërsa për të gjitha ata që duan ta vizitojnë Shqipërinë gjatë dimrit, Tirana mbetet një nga atraksionet kryesore, por edhe qyteti verior Shkodra me festivalin e karnavaleve.

    Në përmbyllje të artikullit për Shqipërinë, prestigjiozja “Lonely Planet” shkruan se, sa i përket periudhës së vjeshtës, mund të vizitoni Parkun Kombëtar të Thethit, një atraksion shumë i preferuar.

    “Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    VIDEO/ Sherr masiv, çfarë ndodhi në fundin e supersfidës Vllaznia-Elbasani

    February 15, 2026

    Arjan Konomi përplaset ashpër me Krusitën: Ishe zhgënjim total, vetëm merrje frymë

    February 15, 2026

    Goli i 17-të në kampionat, ish-sulmuesi i Tiranës i papërmbajtshëm

    February 15, 2026

    Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin: Nuk ka qenë sekret, por kam ruajtur privatësinë

    February 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Pesë shenja të zodiakut për të cilat dashuria është oksigjen

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, parashikimi i horoskopit 12 Shkurt

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.