Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Lituania shpall “situatë emergjente” për shkak të balonave nga Bjellorusia

    December 9, 2025
    Lituania shpall “situatë emergjente” për shkak të balonave nga Bjellorusia

    Lituania ka shpallur “situatë emergjente” më 9 dhjetor për shkak të një fluksi balonash të lëshuara nga kontrabandistët në Bjellorusinë fqinje, duke e përshkruar këtë si “sulm hibrid” të orkestruar nga Minsku. Masa e shpallur është një nivel më i ulët sesa shpallja e “gjendjes së jashtëzakonshme” që mund të shpallet vetëm nga Parlamenti kur rrezikohet “rendi kushtetues”.

    Lituania më herët kishte shpallur situatë emergjente për shkak të një fluksi migrantësh më 2021, duke e cilësuar edhe atë si sulm hibrid.

    “Të gjitha institucionet po i bashkojnë forcat për të adresuar kërcënimin që paraqesin balonat e kontrabandës”, tha kryeministrja lituaneze, Inga Ruginiene, përmes një deklarate.

    Ministri i Brendshëm, Vladislav Kondratovic, i cili do të mbikëqyrë përpjekjet për luftimin e balonave, tha se shpallja e situatës emergjente e lejon ushtrinë të marrë pjesë në operacionet kufitare.

    Ai u tha gazetarëve se shpallja ishte e domosdoshme për të “bashkuar dhe koordinuar shërbimet”, duke theksuar se ky vendim nuk do të ketë asnjë ndikim te publiku.

    Balonat, të cilat bartin cigare dhe mund të fluturojnë deri në 10 kilometra lartësi, po kalojnë në territorin e Lituanisë tash e disa muaj.

    Si rezultat, dy aeroportet më të mëdha të Lituanisë, në Vilnius dhe Kaunas, janë detyruar në disa raste të ndalojnë operacionet, gjë që zyrtarët pretendojnë se është një sulm i qëllimshëm ndaj aviacionit civil.

    Lituania, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, që një kohë të gjatë e akuzon Bjellorusinë, aleaten e ngushtë të Rusisë, për organizimin e “luftës hibride”, që përfshin taktika konvencionale dhe jokonvencionale.

    Aktiviteti i balonave, i cili u shtua në tetor, e detyroi shtetin baltik që në fund të muajit të mbyllë përkohësisht dy pikëkalimet kufitare me Bjellorusinë./REL

    Bjellorusia Lituania
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    April 29, 2026

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    April 29, 2026

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    April 29, 2026

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.