Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vëllai vret vëllanë në Kavajë

    Komisioni i Territoriales thërret Veliajn më 30 qershor për dëgjesë: Bashkia të marrë masa për praninë e tij

    Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Litarë në dy trupat e pajetë”/ Vrasja në Tiranë, Policia: Mësuesi amerikan mbyti gruan, qentë i vrau me shkop bejzbolli, në fund vari veten

    August 20, 2024
    "Litarë në dy trupat e pajetë"/ Vrasja në Tiranë, Policia: Mësuesi amerikan mbyti gruan, qentë i vrau me shkop bejzbolli, në fund vari veten

    TIRANË– Policia e Tiranës ka publikuar detaje të reja, sa i takon ngjarjes së rëndë së ndodhur mbrëmjen e së hënës në kryeqytet. Një mësues amerikan, vrau gruan e tij indoneziane, më pas dy qentë dhe në fund vari veten në një nga dhomat e banesës që kishin marrë me qira.

    Ndërkohë detaje mbi ngjarjen janë zbardhur ku bëhet me dije se në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar gruaja indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika. Gjithashtu në të njëjtin ambient janë gjetur të vrarë dy qentë e tyre të cilët mendohet se janë goditur me shkop bejzbolli.

    Ndërkohë më tej policua ka njoftuar se u gjet i vetëvarur në banesë mësuesi amerikan Mattheë Janes Ëertz. Bëbeht me dije se çifti ishte i pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri. Mattheë Janes Ëertz, punonte si mësues në një shkollë private këtu në kryeqytet, ndërsa Saragih Indah Lilis Sartika mësohet se ishte e pa punë.

    Policia pas kqyrjes së vendit të ngjarjes, këqyrjen paraprake të kufomave në praninë e mjekut ligjor, këqyjen paraprake të kafshëve në praninë e një mjeku veteriner, sekuestrimin e provave materiale si:

    – litarët e gjendur në trupin e dy kufomave;

    – një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarë autori;

    – dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz;

    – dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim;

    – një telefon celular;

    – katër kompjutera laptop;

    – një shkop bejzbolli;

    – një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja;

    – një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit Matthew Janes Wertz.

    Në njoftim thuhet se autopsia e kufomave do të kryhet sot në Insitutin e Mjeksisë Ligjore Tiranë.

    Njoftimi i Plotë i Policisë:

    Në vijim të njoftimit të dhënë për gjetjen të vetëvarur në banesë të shtetasit amerikan Mattheë Janes Ëertz, i datëlindjes 11.03.1971, dhe në vijim të veprimeve hetimore, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:

    Në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar shtetasja Indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika, e datëlindjes 11.03.1976. Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrarë dy kafshë shtëpiake (qen). Paraprakisht mendohet se të dy qentë janë goditur me mjet të fortë (shkop bejzbolli).

    Të dy shtetasit e mësipërm janë të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri dhe nga informacionet paraprake rezulton se janë bashkëshortë njëri me tjetrin. Shtetasi Mattheë Janes Ëertz, ishte i punësuar si mësues në një shkollë private në qytetin e Tiranës, ndërsa shtetësja Saragih Indah Lilis Sartika ishte e pa punë.

    Strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor tëJuridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë, kanë kryer të gjitha veprimet e domosdoshme procedurale s: këqyrjen e vendit të ngjarjes, pyetjen e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, këqyrjen paraprake të kufomave në praninë e mjekut ligjor, këqyjen paraprake të kafshëve në praninë e një mjeku veteriner, sekuestrimin e provave materiale si;

    – litarët e gjendur në trupin e dy kufomave;

    – një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarë autori;

    – dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz;

    – dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim;

    – një telefon celular;

    – katër kompjutera laptop;

    – një shkop bejzbolli;

    – një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja;

    – një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit Mattheë Janes Wertz.

    Autopsia e kufomave do të kryhet më datë 20.08.2024 në Insitutin e Mjeksisë Ligjore Tiranë. Të gjitha provat e sekuestruara do ti nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme kriminalistike dhe Mjeko-Ligjore.

     Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje të rëndë

    Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë për veprat penale, “Vrasja për shkak të mardhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal dhe “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit” parashikuar nga neni 207/b i Kodit Penal.

    Matthew Janes Wertz mesuesi amerikan vrau gruane qente dhe veten
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vëllai vret vëllanë në Kavajë

    June 25, 2026

    Komisioni i Territoriales thërret Veliajn më 30 qershor për dëgjesë: Bashkia të marrë masa për praninë e tij

    June 25, 2026

    Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik

    June 25, 2026

    Skandal/ Helmohen sërish nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

    June 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.