ITALI– Italia ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e tetorit. Trajneri Gatuzo ka përzgjedhur të besuarit e tij, ndërsa në prag janë ndeshjet me Estoninë dhe Izraelin.
Për herë të parë Gatuzo ka vendosur të ftojë Nikolo Kambiagin dhe Hans Nikolusi Kavilja. Në skuadër ndërkohë janë kthyer Mateo Gabian dhe Brian Kristante, që mungon nga viti i kaluar.
Pritej një ftesë për Kiezën, megjithatë Gatuzo nuk e ka parë si momentin e përshtatshëm. Kështu Italia do vazhdojë rrugëtimin me synimin Botërorin 2026./PanoramaSport


