Në mbarë territorin e vendit po vijon pa ndërprerje aksioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme, nismë që shënon edhe fazën përgatitore të programit “Rilindja Urbane 2.0”.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje në rrjetet sociale nga një prej ndërhyrjeve më të fundit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ku është shembur një godinë dykatëshe e ndërtuar pa leje. “Vijojmë kudo, pa pushim”, shkroi ai, duke nënvizuar se fushata për rikthimin e ligjshmërisë në territor mbetet prioritet.
Nisma, e filluar në korrik, synon të rikthejë hapësirat publike në funksion të komunitetit dhe konsiderohet si një ndërhyrje afatgjatë që do të shoqërojë punën e pushtetit qendror dhe atij vendor.
Raportimet për shkelje vijnë kryesisht nga qytetarët përmes platformës “Hapësira ime publike”, ku deri më sot janë regjistruar 16 638 denoncime. Nga këto, 12 686 raste janë zgjidhur, ndërsa 3 952 mbeten në proces verifikimi.
Qeveria shqiptare ka forcuar masat për kontrollin e territorit, duke synuar mbrojtjen e hapësira


