TIRANË– Pas lirimit të Sali Berishës, SPAK është shprehur se do të ankimojë vendimin e GJKKO për revokimin e masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’ ndaj Sali Berisha.
Në një reagim për Neës24, SPAK gjithashtu ka deklaruar se seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon.
“Pasi Prokuroria e Posaçme të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”- thuhet në reagimin e SPAK./Radar.al
Sot u la i lirë nga GJKKO/ Berisha rikthehet pas 11 muajsh në selinë e PD-së, pritet me brohorima


