Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë ndryshimesh në institucionet shtetërore në mbledhjen e fundit, duke përfshirë emërime dhe propozime të reja në poste të rëndësishme.
Mes tyre, ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranë, Anisa Ruseti, është emëruar zëvendësministre e Brendshme.
Po ashtu, qeveria i ka propozuar Kuvendit të Shqipërisë emërimin e Diana Dervishit si anëtare e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Një tjetër kandidaturë është ajo e Olta Rushaj, e propozuar si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.


