LETONI– Vetëm pak kohë pasi Rumania raportoi se një dron rus hyri në hapësirën e saj ajrore dhe po kërkonte fragmente në territorin e saj, aleati i NATO-s, Letonia, ka reaguaar për një ngjarje të ngjashme.
“Më 7 shtator një dron rus ka rënë në rajonin Rezekne. Ai hyri në hapësirën tonë ajrore nga Bjellorusia”, huhet në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Letonisë.
Ndërkohë forcat e Armatosura Kombëtare po veprojnë në përputhje me procedurat, duke përfshirë informimin e komandës së NATO-s. Letonia ka qenë mbështetëse e vendosur e Ukrainës që nga pushtimi rus në shkurt të vitit 2022 – me presidentin Volodymyr Zelensky të prirur të theksojë se, nëse vendi i tij bie, vende të tilla si Moldavia, Estonia dhe Letonia do të rrezikoheshin nga përpjekjet e mëtejshme të zgjerimit rus./themoscowtimes


