Letonia ka arritur të rikuperojë disavantazhin në fundin e pjesës së parë ndaj Shqipërisë, duke barazuar rezultatin 1-1. Goli i vendasve erdhi në minutat shtesë, kur mbrojtësi Cernomordijs realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi.
Kuqezinjtë kishin kaluar më herët në avantazh në minutën e 29-të, me Rey Manajn që përfitoi nga një situatë e rrëmujshme në zonën letonase për të shtyrë topin në rrjetë.
Pjesa e parë është mbyllur me ritëm të lartë dhe me raste për të dy ekipet, ndërsa rezultati mbetet i barabartë 1-1 pas 45 minutave të para.


