PRISHTINË– Në median rozë është përfolur gjithmonë zënka mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe gazetarit të mirënjohur Labinot Gashi.
Ky Dhjetor duket se është kthyer në një kapitull të ri miqësie dhe respekti. Ulja e “gjakrave” ka ndodhur pikërisht në festën madhështore të 25-vjetorit të karrierës së Labinot Gashit, ku mes shumë personazheve VIP, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi pikërisht prania e Dafinës. Pak muaj më parë, ajo dhe moderatori kishin qenë në qendër të një debati publik, gjë që e bënte shfaqjen e saj në event edhe më të komentuara.
Dafina ka zgjedhur ta uroj Labin edhe përmes një fotoje në rrjetet sociale.
Krahas një fotoje me grimieren e saj, Dafina Neziri, këngëtarja shkroi: Gëzuar 25 vjet punë e përkushtim! Le të vazhdojnë vitet me frymëzim e arritje të reja./Radar.al



